Ministri gjermane e financave nuk pranon bonot evropiane
Berlin, 14 gusht - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble ka folur kundër vazhdimit të ndihmave për vendet e euros të goditur nga kriza.
Schäuble tha për revistën "Der Spiegel" se borxhet nuk mund të kthehen në borxhe të të gjithëve dhe se nuk mund të jepet mbështetje e pakufizuar.
Në vend të tyre janë duke u zhvilluar mekanizma mbështetjeje nën kushte të rrepta. Ai përjashtoi mundësinë e futjes së bonove shtetërore evropiane, sa kohë që vendet e BE-së nuk kanë politikë të përbashkët financiare.
Normat e ndryshme të interesit janë të nevojshme në mënyrë që të ekzistojë mundësia e stimulimeve dhe sanksioneve, për të nxitur soliditetin e politikës financiare.
Schäuble foli i sigurt, se euro nuk do të dështojë si pasojë e krizës së borxheve.