Ministri Gjerman për Ekonomi sot viziton Kosovën
Prishtinë, 3 maj - Sot në Kosovë do të vije për vizitë zyrtare dy ditore, Ministri Gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Niebel.
Gjatë kësaj vizite, Ministri Gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Dirk Niebel do të vizitoj Ministrinë e Financave ku do të pritet nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe ministri për Zhvillim Ekonomik Besim Beqaj.
Qeveria Gjermane që nga pas lufta i ka dhënë miliona euro Kosovës donacione për përmirësimin e infrastrukturës jetësore.
Vëllimi i përgjithshëm i Bashkëpunimit bilateral teknik financiar i Gjermanisë që nga fillimi i bashkëpunimit në vitin 1999 kap shumën prej 340 milion euro, duke e bërë kështu Gjermaninë donatorin më të madh bilateral në BE.