Ministri gjerman i Ekonomisë viziton Rusinë
Berlin, 18 shtator - Ministri gjerman i Ekonomisë Sigmar Gabriel, së bashku me një delegacion biznesmenësh javën e ardhshme do të vizitojë Rusinë në një kohë kur sanksionet perëndimore dhe rënia e rublës ruse paraqesin pengesë për tregtinë midis dy vendeve.
Ministria e Ekonomisë njoftoi se Gabriel, i cili njëherësh është edhe zëvendëskancelar i Gjermanisë, do të vizitojë Moskën më 21 dhe 22 shtatorë.