Ministri Financave të Maqedonisë sot viziton Kosovën
Prishtinë, 6 prill - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave të Republikës së Maqedonisë, Zoran Stavreski, sot do të vizitojë zyrtarisht Republikën e Kosovës, ku do të nënshkruaj marrëveshjem për shmangien nga tatimi i dyfishtë në mes të dy shteteve.
Ministria maqedonas pritet të takohet me Zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, znj. Mimoza Kusari - Lila dhe me Ministrin e Financave, Bedri Hamza.
Me këtë rast do të mbahet edhe ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për shmangien nga tatimi i dyfishtë në mes shteteve, ku marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza dhe nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave të Republikës së Maqedonisë, Zoran Stavreski.
Po ashtu do te mbahet edhe takimi bilateral në mes dy delegacioneve shtetërore.