Ministri Ferat Shala, për vizitë në Itali
Prishtinë, 20 qershor - Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka udhëtuar për vizitë zyrtare dyditore ne Itali. Gjatë kësaj vizite Ministri Shala do të zhvillojë takime me shumë zyrtarë të lartë italianë.
\"Ministri Shala do të jetë pjesëmarrës në konferencën ëatec Italy, në të cilën do të diskutohet për problemet e menaxhimit të ujërave dhe çështjet e mjedisit\", thuhet në një njoftim të Ministrisë.
Gjata kësaj vizite, do të paraqiten sfidat dhe të arriturat e Republikës së Kosovës në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, si dhe mundësit e investimeve në sektor të ndryshme të mjedisit në Kosovë me theks të veçantë në sektorin e ujit.