Ministri Ferat Shala nënshkruan dy udhëzime administrative
Prishtinë, 27 korrik - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala sot nënshkroi Udhëzimin Administrativ nr. 10/2017 për licencim të hartuesve të raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe Udhëzimin Administrativ nr. 11/2017 për tarifat e produkteve dhe të shërbimeve të agjencisë kadastrale të Kosovës.
Me UA 10/2017, për Licencim të hartuesve të raporteve për vlerësimin e ndikimit në mjedis, përcaktohen procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës për personat fizik dhe juridik, vendas ose të huaj për hartimin e raportit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM).
UA 11/2017 për tarifat e produkteve dhe të shërbimeve të Agjencisë Kadastrale të KosovësKa për qëllim të përcaktoj tarifat për produktet dhe shërbimet kadastrale që i ofron Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK)
"Udhëzimet Administrative hynë në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga Ministri i MMPH-se z. Ferat Shala, i cili është nënshkruar sot, me datë 27 korrik", thuhet një njoftim të MMPH-së.