02 Nëntor 2024

Ministri Bislimi vendos masa mbrojtëse për Pensionistët

Prishtinë, 16 mars - Me qëllim të jetësimit të mëtutjeshëm të masave të ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për lehtësimin e gjendjes së krijuar nga pandemia Corona Virusi Covid-19, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi sot ka marrë vendim për masat e përkohshme për mbrojtjen e përfituesve të skemave pensionale.

Këto masa janë vendosur duke marrë parasysh moshën dhe ndjeshmërinë e kësaj kategorie, dhe në asnjë mënyrë nuk cenojnë të drejtat e kësaj kategorie por janë favorizuese në këtë situatë.

Masat e ndërmarra janë si në vijim:

1.  Pensionistët për një afat të pacaktuar nuk janë të obliguar të lajmërohen nëpër qendrat përkatëse për vazhdimin e pensionit.

2.  Aplikantët për përfitim nga skemat sociale nuk janë të obliguar të paraqiten për aplikim për një afat të pacaktuar, për riaplikim apo për seancat mjekësore, meqë të​ tillat janë pezulluar.

3. Zbatimi i këtyre masave nuk do të dëmtojë përfituesit e skemave pensionale. Askujt nuk do t’i ndalet pensioni për shkak të moslajmërimit. Po ashtu, secili përfitues potencial do të përfitojë retroaktivisht nga skema, bazuar në datën e përfitimit të drejtës apo në datën kur kërkesa do të mund të dorëzohej në kushtet normale.

Këto masa janë të natyrës së përkohshme. Për ndryshimet eventuale përfituesit e skemave do të njoftohen me kohë.

Ministria e Financave dhe Transfereve apelon tek të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe tek të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar, sipas instruksioneve të institucioneve shëndetësore, pa shkaktuar panik për gjendjen e krijuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)