Ministri Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave
Prishtinë, 23 maj - Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar sot zyrtarisht detyrën e Ministrit të Ministrisë së Financave.
Në takimin zyrtar me zëvendësministrin e Financave Ramadan Avdiu dhe stafin menaxhues të kësaj ministrie, ka pranuar detyrën e re të Ministrit të Financave .
Gjatë dorëzimit të detyrës së ministrit të Financave, z. Avdiu e njoftoi ministrin e ri të Financave, Besim Beqaj për aktivitetin e Ministrisë së Financave por edhe me sfidat që e presin në të ardhmen këtë ministri.
Z. Avdiu e përgëzoi z. Beqaj për detyrën e re dhe i uroj sukses në angazhimet e tij si Ministër i Financave.
Ndërsa, ministri Besim Beqaj falënderoi zëvendësministrin Ramadan Avdiu dhe stafin menaxhues të Ministrisë për pritjen e ngrohtë dhe shprehi gatishmërinë e tij për bashkëpunim të ndërsjellët me qëllim të realizimit të politikave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.