Ministri Beqaj takon kryeministrin e Antiguas
New York, 4 shkurt - Ministri i Financave Besim Beqaj ka marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të Financave, nikoqir i të cilës ishte Ministria e Financave të Antiguas dhe Barbudas.
Në këtë Konferencë, Ministri Beqaj ka pasur takime bilaterale me Ministrin e Financave të Antiguas dhe Barbudas, z. Harold Lovell, Ministrin e Financave të Nikaraguas, z. Ivan Acosta, përfaqësuesen e Ministrisë së Ugandës znj. Adah Muwanga si dhe senatoren e Antiguas, znj. Shawn Nichols.
Gjatë takimi të përbashkët është diskutuar rreth reformave për menaxhimin e financave publike dhe janë shkëmbyer praktikat ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.
Ministri Beqaj së bashku me Ambasadorin e Kosovës në Tokio, z. Ahmet Shala pasdite ka takuar edhe Kryeministrin e Antiguas z. Baldwin Spencer, me të cilin kanë biseduar rreth ngritjes së bashkëpunimit ndërshtetëror në mes të dy vendeve.