07 Nëntor 2024

Ministri Beqaj takoi ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler

Prishtinë, 9 tetor - Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Ministri Beqaj, vlerësoi angazhimin e Austrisë në Kosovë, përmes investimeve dhe projekteve të shumta që janë realizuar ndër vite. Njoftoi ambasadorin për objektivat e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe përkushtimin për të bashkëpunuar.

Ministri Beqaj dhe Ambasadori Pfandler, u dakorduan për angazhim të përbashkët në stimulimin e të rinjve dhe grave për të zhvilluar ide inovative me synim nxitjen e ndërmarrësisë dhe rritjen e aktivitetit ekonomik në Kosovë. Bashkëpunimi do të shtrihet gjithashtu në fushën e edukimit, trajnimeve profesionale, rritjen e konkurrueshmërisë në sektorin privat dhe shkëmbimin e përvojave mes komunitetit të biznesit.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)