19 Nëntor 2024

Ministri Beqaj priti ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese

Prishtinë, 29 tetor - Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Andreas Ferrarese, dhe me këtë rast kanë vlerësuar se marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë duke u zhvilluar dhe thelluar gjithnjë e më shumë.

Ministri Beqaj duke i shprehur urimet për detyrën e re ambasadorit Ferrarese, u shpreh se përkrahja të cilën i ka dhënë vendi i tij por edhe ambasada e Italisë në Kosovë zhvillimit të proceseve demokratike dhe zhvillimit ekonomik të vendit vlerësohet lartë nga Qeveria e Kosovës, njëkohësisht duke potencuar mundësinë e zhvillimit dhe thellimit të mëtejmë të këtyre raporteve.

Me këtë rast ministri Beqaj ka informuar ambasadorin Ferrarese, se Kosova ka qëndrueshmëri buxhetore dhe stabilitet makrofiskal, ka parakushte të mira për zhvillim ekonomik dhe investime të jashtme.

Ministri Beqaj  e njoftoi ambasadorin e Italisë me masat më të reja në politikën fiskale lidhur me produktet bujqësore dhe ushqimore dhe vlerësoi se kjo paraqet një kontribut të rëndësishëm në krijimin e kushteve sa më të mira për të bërë biznes, i cili është reflektuar edhe në raportin e Bankës Botërore, i cili konstaton se Kosova është ndër vendet të cilat kanë bërë  progres më të madh në këtë lëmi.


Nga ana e tij ambasadori Ferrarese duke falënderuar ministrin Beqaj për pritjen e ngrohtë, vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës në lëmin e ekonomisë dhe financave dhe shprehu gatishmërinë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve e sidomos në sigurimin e investimeve të drejtpërdrejta nga Italia si dhe gatishmërinë e Italisë për ta ndihmuar Kosovën në proceset e integrimeve evropiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)