Ministri Beqaj pranon delegacionin e motrave edukatore
Prishtinë, 20 maj - Ministri i Financave Besim Beqaj ka pranuar sot një delegacion të motrave edukatore të cilat nga prilli janë në grevë duke kërkuar rritjen e koeficientit të pagave.
Ministri Beqaj me këtë rast theksoi se çështja e rritjen se koeficientit të pagave është përgjegjësi e përbashkët e Komunës se Prishtinës, si propozues e rritjes së koeficientit dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Administratës Publike.
Me këtë rast i pari i Ministrisë se Financave ka theksuar se organizatat buxhetore janë të pavarura në menaxhimin e buxhetit të tyre dhe i ka rekomanduar Komunës së Prishtinës që në bashkëpunim me MASHT-in të zgjidhin kërkesat e motrave edukatore.