19 Maj 2024

Ministri Beqaj në vizitë dy ditore në Gjermani

Prishtinë, 25 korrik - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Gjermani me ç’rast do të takohet me zyrtarë të lartë të shtetit dhe të Landit të Brandenburgut dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Dortmundit.

Gjatë takimeve do të bisedohet lidhur me zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve në lëmin e ekonomisë, me theks të veçantë në mundësitë e bashkëpunimit në mes të ndërmarrjeve kosovare dhe atyre nga gjermane, praktikat gjermane për përkrahjen e NVM-ve me qëllim të promovimit të sektorit të zejtarisë, bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e trajnimeve dhe aftësimeve profesionale si dhe intensifikimi i bashkëpunimit në mes të asociacioneve të biznesit në promovimin e eksporteve në tregjet ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)