13 Maj 2024

Ministri Beqaj në konferencën e investitorëve në SHBA

Prishtinë, 23 shtator - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka udhëtuar sot për Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të mrrë pjesë në Konferencën e Investitorëve, e cila do të mbahet më 24 shtator në Washington.

Konferenca e Investitorëve organizohet nga Ministria Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ndërsa vlerësohet një mundësi e mirë që të prezantohen mundësitë për investime në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Beqaj në Konferencë do të njoftojë të pranishmit me gjendjen ekonomike në vend, resurset dhe potencialet investive në fushat që mbulon MZHE si dhe kornizën legjislative që ofron Kosova për investimet e jashtme.

Gjatë vizitës në SHBA, ministri Beqaj do të ketë takime me përfaqësuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, Departamentit për energji dhe atij për miniera.

Gjithashtu janë paraparë takime edhe me përfaqësuesit e USAID-it dhe një prezantim në SAIS center, i cili vepron në kuadër të Universitetit John Hopkins në Uashington.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)