Ministri Beqaj merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit
Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka udhëtuar për vizitë zyrtare pesë ditore për në Washington DC. Ministri Beqaj, gjatë kësaj vizite do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit të organizuara nga Presidenti Obama.
Ai po ashtu gjatë kësaj vizite do të takohet me Zëvendës Ndihmësin e Sekretarit në Thesarin e SHBA-së, Larry Mcdonald ku do të diskutohet për Politikat dhe Asistencën e Thesarit, për zbatimin e buxhetit të vitit 2014 dhe perspektivën ekonomike si dhe për Marrëdhëniet me FMN-në dhe programin e ardhshëm.
Gjatë kësaj vizite ministri Beqaj do të takohet edhe me Jeff Baker, Drejtor për Zyrën e Evropës dhe Euroazisë i Thesarit të SHBA-së, ku do të diskutohet për zbatimin e FATCA-së, Luftimin e ekonomisë jo-formale, për Departamentin e Thesarit dhe Ristrukturimin brenda MF-së si dhe për bashkimin e funksioneve brenda ATK-së dhe Doganave në Kosovë.