17 Nëntor 2024

Ministri Beqaj merr pjesë në Forumin Ekonomik - Berlini 2014

Prishtinë, 9 nëntor - Ministri i Financave Besim Beqaj ka udhëtuar për në Berlin ku do të merr pjesë në Forumin Ekonomik - Berlini 2014 , kushtuar ekonomisë, teknologjisë dhe industrisë së qëndrueshme.

Gjatë ditës së hënë ministri Beqaj do të jetë pjesë e panelit kryesor e Konferencës dhe me këtë rast do të flet lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet vendi ynë në lëmin e ekonomisë dhe financave, me theks të veçantë për rëndësinë e ruajtjes së disiplinës fiskale dhe forcimin e menaxhimit të financave publike, si parakusht për rritjen afatgjatë dhe të qëndrueshme të ekonomisë.

Gjatë qëndrimit në Berlin ministri Beqaj do të ketë takime me zyrtarët e lartë të Qeverisë së Gjermanisë dhe pjesëmarrësit tjerë në Forumin Ekonomik - Berlini 2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)