Ministri belg i Financave i interesuar për shef të FMN-së
Bruksel, 23 maj - Ministri belg i Financave, Didier Reynders u shpreh i interesuar për kryesimin e organizatës Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke pranuar se francezja Christine Lagarde do të ishte kandidatura pretendente e evropianëve.
Pyetjes së një gazetari të televizionin publik \'\'RTBF\'\', i cili e pyeti nëse ai ishte i interesuar në këtë post, Reynders iu përgjigj se \"sigurisht që ishte i interesuar, këto ishin funksione që nuk mund të refuzoheshin\".