Ministri Avdullah Hoti po qëndron në vizitë zyrtare në Vjenë
Vjenë, 6 qershor - Ministri i Financave Avdullah Hoti po qëndron për vizitë zyrtare në Austri, ku do të marrë pjesë në Konferencën Kosova - Treg me shumë mundësi, të organizuar nga Oda Ekonomike Austriake , e cila mbahet në Vjenë.
Gjatë kësaj vizite, ministri Avdullah Hoti gjithashtu do të marrë pjesë edhe në Punëtorinë Plani i përbashkët i veprimit për integrimin e Ballkanit perëndimorë në fushën e tregtisë dhe transportit, të organizuar nga Banka Botërore.