Ministri Ahmet Shala udhëton për vizitë zyrtare në SHBA
Prishtinë, 20 shtator - Ministri i Ekonomisë dhe Financave,Ahmet Shala i shoqëruar edhe nga kryesuesi i njësisë së PPP-së, Lorik Fejzullahu, kanë udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata pritet të marrin pjesë në U.S Business Forum 2010 dhe në Ballkan Leaders Summit 2010, që do të mbahen më 22 shtator 2010, në New York .
Gjatë kësaj vizite Ministri Shala do të takohet edhe me përfaqësues të lartë të shtetit amerikan dhe të shteteve të tjera që do të marrin pjesë në këto evente.