15 Nëntor 2024

Ministri Agani paralajmëron investime për Podujevën

Prishtinë, 3 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, së bashku me zëvendësministrin Mendim Rugova, kanë vizituar sot Komunën e Podujevës, me ç’rast u pritën nga kryetari Agim Veliu me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim u bisedua për realizmin e projekteve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit.

Ministri Ferid Agani konfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për të investuar në projektet mjedisore në Komunën e Podujevës, duke thënë se MMPH ka ndarë 90 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit Llap.

Ministri Agani gjithashtu tha se janë planifikuar edhe investime në trajtimin e ujërave të zeza, siç është ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në fshatrat e rajonit të Orllanit dhe kolektorëve, në partneritet me donatorë ndërkombëtarë.

Kryetari Veliu tha se për mbrojtjen e mjedisit Komuna e Podujevës çdo vit ka ndarë mjete nga buxheti i saj për realizimin e shumë projekteve.

Kryetari Veliu tha se tashmë pothuajse në të gjitha vendbanimet e komunës është ndërtuar rrjeti i kanalizimit, përveç fshatrave të trevës së Orllanit, kurse tash ka filluar faza e ndërtimit të kolektorëve për grumbullimin e ujërave të zeza.

Në këtë aspekt, Komuna në bashkëpunim me kompaninë austriake OSTAP ka hartuar projektin për kolektorin kryesor, me të cilin do të konkurrojë për të përfituar një kredi të butë nga Austria.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)