15 Nëntor 2024

Ministri Agani fton suedezet të investojnë në Kosovë

Prishtinë, 23 shkurt - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në takim një delegcion nga Suedia,  më në krye Koordinatorin e Projekteve Ndërkombëtare të Komunës së Borås.

Në këtë takim u diskutua për mundësinë e investimeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave, reciklimit dhe krijimin e vendeve të gjelbërta të punës.

Ministri Agani, tha se Kosova ka hartuar legjislacionin e nevojshëm që mundëson investimet në fushën e trajtimit të mbeturinave, andaj ftoi investitorët suedez që të investojnë në këtë fushë, duke iu garantuar bashkëpunim dhe ndihmë në implementimin e projekteve që kanë për qëllim mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Po ashtu, delegacioni suedez shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me MMPH-në edhe sa i përket projekteve ndërkufitare me Shqipërinë, konkretisht lidhur me konkursin për profesionistët e rinj me anë të së cilit synohet zhvillimi ndërkufitar.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)