15 Nëntor 2024

Ministri Abrashi u takua me anëtarët e KES-it

Prishtinë, 1 mars - Sot u mbajt takimi i rregullt i Këshillit Ekonomiko-Social, në të cilin u themelua Komisioni për Interpretimin e Marrëveshjes së Përgjithshme  Kolektive.

Në përbërje të këtij Komisioni do të jenë 3 anëtarë nga përfaqësuesit e organizatave të punëtorëve dhe të punëdhënësve si dhe 1 anëtar nga Qeveria, me qëllim të gjithpërfshirjes së të gjithë partnerëve socialë-ekonomikë që janë anëtarë në KES.

Në këtë takim, ministri Abrashi po ashtu theksoi nevojën për të punuar sa më parë në hartimin e një plani të punës së KES-it, në mënyrë që të  përcaktohen objektivat e qarta të këtij Këshilli drejt përmushjes së misionit që ka. Për një gjë të tillë pati dakordim të plotë nga ana e partnerëve tjerë socialë-ekonomikë.

Këshilli Ekonomik Social vazhdon të mbetet arena ku takohen përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e punëtorëve dhe atyre të bizneseve, për të diskutuar problemet kyçe të fushës ekonomike e sociale në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)