08 Nëntor 2024

Ministri Abrashi takon ambasadorin italian, Sardi

Prishtinë, 18 nëntor - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale priti sot në një takim Ambasadorin Italian në Kosovë, Shkëlqesinë e tij Piero Cristoforo Sardi. Ambasadori Sardi duke u falënderuar për pritjen shprehi interesim për pikëpamjet e ministrit Abrashi rreth zhvillimeve në Kosovë.

Ai u interesua posaçërisht për raportin e progresit të KE-së, sfidat dhe të arriturat e tij, qasjen e Qeverisë së Kosovës për t’i adresuar ngecjet si dhe për zhvillimet rreth skemave pensionale për veteranët.

Ministri Abrashi e falënderoi ambasadorin italian për interesimin e tij dhe për ndihmën e Italisë dhënë Kosovës në dy dekadat e fundit.

Njëkohësisht ministri Abrashi shpjegoi edhe masat e ndërmarra nga ai dhe MPMS veçanërisht sa i përket masave aktive të tregut të punës për të stimuluar punësimin në përgjithësi si dhe punësimin e shtresave të margjinalizuara në veçanti.

Ministri Abrashi shprehi habinë e tij me mospërfshirjen dhe reflektimin e këtyre masave në raportin e progresit nga KE-ja çfarë do të jepte një pasqyrë më reale të situatës sa i përket punësimit dhe aktiviteteve qeveritare.

Ministri Abrashi dhe Ambasadori Sardi u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe mirëqenies sociale përmes projekteve konkrete.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)