Ministri Abrashi priti përfaqësuesit e Kryqit të Kuq të Shqipërisë
Prishtinë, 14 dhjetor - Ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, i shoqëruar edhe nga Kryetari i Kryqit të Kuq të Kosovës, Adem Nura, priti në takim pune ambasadorin e Republiks së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe një delegacion të Kryqit të Kuq Shqiptar i Ylli Alushi.
Në rrjedhën e këtij takimi u bisedua për intesifikimin dhe bashkëpunimin e afërt në mes dy organizatave në të ardhmen.
Ministri Abrashi në falenderimet e tij drejtuar delegacionit tha Kryqi i Kuq i Kosovës dhe Kryqi i Kuq i Shqipërisë duhet të sinkrinozjnë veprimet në interes të përmbushjës së misioneve të tyre, dhe dhënien e kontributit në sferën humanitare globalisht.
Kryëtari i Kryqit të Kuq të Shqipërisë informoi Ministrin Arban Abrashi në lidhje me zhvillimet e fundit në nivel rajonal dhe globalisht duke theksuar që Kryqi i Kuq i Kosovës mund të angazhohet akoma më fuqishëm në ofrimin e përvojës dhe kontributit në sferën humanitare.
Të dyja përbërësit e delegacioneve u dakorduan se në javët në vazhdim të intensifikojnë takimet në mes dy organizatave Kosovë-Shqipëri, në koordinim edhe me institucionet tjera, vecmas me Ministritë e Punëve të Jashtme të të dy vendeve.