Ministri Abrashi po qëndron për një vizitë zyrtare në Francë
Paris, 10 shkurt - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po qëndron në Francë, për një vizitë zyrtare.
Ministri Abrashi zhvilloi takim me homologen e tij, znj. Myriam El Khomri, Ministre e Punës, e Punësimit, Aftësimit profesional dhe Dialogut social, në Qeverinë e Republikës së Francës.
Në takim u diskutua për mundësitë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve dhe për përkrahjen e Francës për MPMS-në, kryesisht në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional.
Ministri Abrashi dhe Ministrja El Khomri, u zotuan që gjatë muajve në vijim të shkëmbejnë vizitat teknike dhe të përgatiten për Samitin e Parisit në korrik, ku theks i veçantë do t\'i jepet zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe fuqizimit të rinisë.
Ministri Abrashi do të takojë edhe zyrtarë tjerë të lartë, nga Ministria e Jashtme Franceze dhe deputetët e grupit për miqësi Francë - Kosovë, nga Asambleja Kombëtare e Francës.