Ministri Abrashi njoftohet me projektet e tregut të punës
Prishtinë, 9 janar - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi me bashkëpunëtorë dhe Drejtori i Departamentit të Punës dhe Punësimit, Dëfrim Rifaj vizituan sot Qendrën Regjionale të Punësimit në Prishtinë.
Ministri u njoftua drejtpërdrejt me aktivitetet e qendrës për vitin 2014, programet dhe projektet aktive të tregut të punës të cilat janë implementuar, sfidat dhe vështirësitë të cilat janë identifikuar në funksionimin e qendrës dhe gjithashtu me aktivitetet e planifikuara për vitin 2015.
Ministri vizitoi edhe disa nga këshilltarët për punësim me të cilët bisedoi lidhur me aktivitetet e tyre. Ministri u zotua se do të angazhohet në zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet qendra.
Poashtu, Ministri vizitoi edhe Qendrën për Shërbim të Migrantëve për tu njoftuar lidhur me aktivitetet e kësaj qendre, mundësitë për zhvillimin e programeve dhe projekteve të ndërmjetësimit në punësim në botën e jashtme dhe aktivitetet tjera që zhvillohen nga kjo qendër.