16 Nëntor 2024

Ministri Abrashi konsultohet me përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve

Prishtinë, 20 gusht - Me qëllim trajtimin e çështjës që lidhet me kategorizimin të paraparë me legjislacionin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, Ministri Abrashi takoi dhe u konsultua  sot me përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Kryetarin Shaban Kajtazi dhe Sekretarin Hasan Berisha.

Ministri Abrashi dhe përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës u pajtuan se pavarësisht faktit se ekzistojnë kufizime dhe limite buxhetore, në javët dhe muajt në vijim do të ndërmirren një serë veprimesh që do të shpiejnë drejt përbushjes së vazhdueshme të synimeve të parapara me politika dhe legjislacion.

Për këtë qëllim Abrashi dhe përfaqësuesit e Lidhjes u dakorduan që në konsultim të ngushtë të shqyrtojnë hapat dhe veprimet e mëtutjeshme në mënyrë që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale t\'u përgjigjet sa më mirë pritjeve dhe shqetësimeve të pensionistëve të Kosovës, diçka që do të fillojë me kategorizim dhe masa tjera.

Me këtë rast, përfaqsuesit e Lidhjës së Pensionistëve të Kosovës shprehen konsideratë të lartë për mënyrën se si Ministri Abrashi trajton temat sociale, grupet sociale si dhe përkushtimin e tij për përfituesit e skemave pensionale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)