Ministrat zotohen për mbështetjen buxhetore në Reformën e Administratës Publike
Prishtinë, 18 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka takuar sot, David Cullen, Shef i Njësisë DG D3 pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Komisionit Evropian.
Në takim ishin të pranishëm edhe Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe Ministri i Financave, Bedri Hamza. Në takim, u theksua se dinamika e procesit integrues do dinamizuar.
Ministrja Hoxha theksoi se të gjithë akterët, janë të involvuar duke kontribuar në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, komponentet e prioriteteve si dhe me limitet kohore për zbatim.
"Angazhimi ynë është i jashtëzakonshëm dhe mirëpresim çdo përkrahje që vije nga Komisioni Evropian, rekomandimet e vazhdueshme për institucionet tona si dhe nga instancat tjera të rëndësishme evropiane", theksoi Ministrja Hoxha.
Ndërsa diskutimi u zhvillua në drejtim të maksimalizimit të angazhimit dhe përkushtimit të gjithanshëm për zbatimin e zotimeve brenda procesit.
Ministrat u zotuan në drejtim të angazhimit politik për Mbështetjen buxhetore Sektoriale në Reformën e Administratës Publike, me theks të veçantë në treguesin 6 (marrëveshja dhe angazhimi nga Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit).
Cullen përgëzoi ministrat e pranishëm për përkushtimin dhe dinamizimin e procesit, duke ofruar përkrahje në këtë drejtim.
Përveç për Mbështetjen buxhetore Sektoriale në Reformën e Adminstratës Publike, Cullen gjithashtu ka diskutuar për Menaxhimin e Financave Publike, duke u përqendruar në fushën e administratës dhe financave.