Ministrat e fianancave debatojnë për vendet në krizë ekonomike
Bruksel, 17 janar - Ministrat e Financave të 17 vendeve të eurozonës, do të takohen këtë të hënë në Bruksel dhe do të bisedojnë për mundësinë e zgjerimit të ombrellës së shpëtimit për vendet me probleme të mëdha buxhetore.
Në takim do të diskutohet për forcimin e fondit për kriza, që është mbështetur edhe nga ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble.
Mirëpo qeveria gjermane ka hedhur poshtë kërkesën e Bankes Qendrore Evropiane për shtimin e këtij fondi.
Deri tani vetëm Irlanda ka kërkuar kredi prej 750 miliardë eurosh nga fondi, i cili është krijuar për vendet në krizë.