Ministrat e Eurozonës diskutojn për Qipron dhe Greqinë
Bruksel, 13 maj - Ministrat e Financave të Eurozonës takohen sot në Bruksel për të shqyrtuar pagesat e ndihmave për Qipron dhe Greqinë.
Qiproja pritet të sigurojë 3 miliardë eurot e para të paketës së ndihmës.
Ndërkaq për Greqinë, ministrat pritet të nënshkruajnë këstin e fundit të ndihmës.
Takimi do të zhvillohet po ashtu në kohën e shqetësimeve të vazhdueshme për Slloveninë.