17 Nëntor 2024

Ministrat e ekonomisë të rajonit zotohen për thellimin e bashkëpunimit

Budvë, 25 shtator - Në vijim të konkluzioneve nga Forumi i Berlinit, i mbajtur kohë më parë nën patronatin e Kancelares Gjermane Angela Merkel, ka vazhduar në Budvë të Malit të Zi, konferenca rajonale me temën “Ekonomia – Bazë për Bashkëpunimin Regjional të Ballkanit Perëndimor”.

Në këtë Konferencë po marrin pjesë ministrat e ekonomisë nga Mali i Zi, Shqipëria Sllovenia, Kroacia, BeH, Maqedonia, Serbia, përfaqësues të Qeverisë Gjermane. Drejtues të Odave Ekonomie nga rajoni dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme.

Në sesionin e sotëm të konferencës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik në detyrë, Fadil Ismajli foli për projektet prioritare që konsiderohen si bartëse të zhvillimit ekonomik të Kosovës, te cilat do duhej të fokusohej mbështetja e Gjermanisë dhe BE-së në përgjithësi.

Edhe ministrat e ekonomisë nga rajoni u shprehën se rajoni ka nevojë për projekte të koordinuara nga të cilat do të përfitonin të gjitha shtetet e Ballkanit.
 
Në këtë sesionin u vendos të formohet një grup teknik nga ministrat e rajonit, të cilët do të listojnë projekte të cilat duhet të kenë impakt me benefite rajonale dhe për këtë duhet të arrihet konsensus i plote në mes të shteteve në mënyrë që të shmangen projektet që e konkurrojnë njëra tjetrën.

E veçanta e kësaj konference, siç me të drejte u theksua edhe nga Prof. Dr. Rainer Lindner – Drejtor Ekzekutiv i Komitetit për Marrëdhënie Ekonomike me Evropën Lindore, ishte fakti që për herë të parë mblidhen ministrat respektivë të rajonit dhe diskutojnë projekte me rëndësi strategjike dhe zhvillimore për gjithë rajonin.

Konferencën, me një fjalë rasti, e përshëndeti edhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)