Ministrat e BE-së nuk pajtohen për ashpërsimin e paktit të stabilitetit
Bruksel, 28 shtator - Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian nuk kanë arritur ndonjë rezultat në konkret në përpjekjen për ashpërsimin e paktit të stabilitetit.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, pas një takimi në Bruksel deklaroi se ekziston konsensusi që rregullat e paktit në të ardhmen duhet të zbatohen më me rigorozitet.
Edhe sanksionet kundër shteteve që shkelin limitin e deficitit buxhetor do të vendosen më herët.
Komisioneri i BE-së për valutën Olli Rehn pas takimit tha se: "Sanksionet duhet të vihen në veprim gati në mënyrë automatike dhe herët, në mënyrë që ato të kenë efekt parandalues. Kjo është e rëndësishme që të sigurojmë ashtu siç duhet disiplinimin e buxheteve."
Pikërisht në këtë futja e automatizmit në vendosjen e gjobave nuk pati ujdi. Ministrja franceze e Ekonomisë, Christine Lagarde këmbënguli për lënien e hapësirave të veprimit politik në këto çështje, ndërsa, ministri gjerman i Financave, ëolfgang Schäuble, mbështeti futjen e gjobat që vihen në veprim automatikisht nëse shkelen kriteret.
Qëllimi i ashpërsimit të paktit të stabilitetit synon mënjanimin e krizave si ajo e Greqisë.