29 Dhjetor 2024

Ministrat britanikë pa vozitës dhe veturë zyrtare

Londër, 26 maj - Qeveria e re britanike lidhur me planin e paralajmëruar për kursim mendon t'ua marrë ministrave vozitësit dhe veturat zyrtare.

Tani për tani ende nuk dihet se kush nga ministrat do të duhet me taksi ose në këmbë të shkojë në punë, Londra vlerëson se kjo është një pjesë simbolike e zvogëlimit të paralajmëruar të shpenzimeve buxhetore.

Nga kabineti i kryeministrit Dejvid Kameron kumtojnë se kryeministri do ta mbajë automobilin dhe vozitësin e tij.

Nga kabineti nuk dëshiruan të komentojnë nëse kryeministri Kameron kur të fluturojë për vizitë në vende tjera do t'i shfrytëzojë klasin e parë apo fluturim të zakonshëm.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)