19 Nëntor 2024

Militantët e ”Greenpeace largohen nga Rusia

Moskë, 27 dhjetor - Rusia ka nisur të enjten dhënien e vizave, që mundësojnë largimin nga territori rus për militantët e ”Greenpeace”, të cilët përfituan nga amnistia e dekretuar nga vetë Presidenti i vendit, Vladimir Putin , njoftoi OJQ-ja ekologjike.

“Shërbimi federal rus i imigracionit ka dhënë dje vizat për 14 anëtarë të ekuipazhit të anijes ”Arctic Sunrise” të përdorur nga organizata. Ata tani mund të rikthehen në vendet e tyre”, deklaroi ”Greenpeace” në faqen e saj të internetit.

Në radhët e tyre ndodhet edhe një shtetas francez, Francesco Pisanu, sipas verifikimeve të bëra nga agjencia.

“Pjesa tjetër e grupit do t’i marrë vizat nesër”, theksonte organizata, në njoftimin e publikuar pasditen e të enjtes në faqen zyrtare të internetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)