Milionerët në Greqi po shtohen megjithë krizën
Athinë, 23 nëntor - Megjithëse Greqia po përpiqet të përballojë krizën ekonomike, më të pasurit aty janë shtuar. Sipas raportit të kompanisë Wealth-X numri i më të pasurve në Greqi është rritur me 60 veta nga viti 2014 dhe aktualisht ata numërojnë 565.
Pasuria e tyre është në vlerë 70 mlrd dollarë dhe është rritur me 16.7 për qind në krahasim me vitin e kaluar.