17 Nëntor 2024

Milionerët e prokurimit

Prishtinë, 12 shkurt - Fatmir Gjonbalaj, zyrtar kryesor i prokurimit në Postë-Telekomin e Kosovës (PTK) hyn në listën e ngushtë të njerëzve më të pasur, jo vetëm në kompaninë ku punon ai, por edhe më gjerë, ngase pasuria e tij së bashku me paratë e gatshme, kryesisht të krijuar nga mbarimi i luftës e deri më tash, është prej më shumë se 500 mijë eurosh.

Gjonbalaj i cili drejton prokurimin e kompanisë më të madhe publike në vend në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se ka në pronësi një banesë në vlerë prej 40 mijë euro të cilën e ka përfituar në vitin 2002, truall prej 200 mijë eurosh po ashtu të fituar në vitin 2002, tokë prej 30 mijë euro të përfituar në vitin 2010, si dhe tokë dhe shtëpi në vlerë prej 150 mijë euro, të cilat i ka deklaruar se i ka të trashëguara.
/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)