Milionerët amerikanë nuk ndihen mjaft të pasur
SHBA, 17 mars - Thuajse gjysma e milionerëve amerikanë, siç treguan rezultatet e anketës, nuk konsiderohen si mjaft të pasura, ndërsa thuajse dy të tretat kanë frikë se tatimet më të mëdha edhe më shumë do ta cenojnë pasurinë e tyre.
Kompania e Bostonit Fideliti Investments ka anketuar familje amerikane të cilat disponojnë me së paku një milionë dollarë të lirë për investime.
Prej më shumë se 1.000 milionerëve që i janë përgjigjur anketës, 42 për qind shprehen se nuk ndihen të pasur. Të pyetur se me sa mjete do të ishin të kënaqur, milionerët e pakënaqur janë përgjigjur se 7,5 milionë do tu mjaftonte.
Sa për krahasim, një familje mesatare amerikane disponon me 86.000 dollarë, duke përfshirë edhe mjetet e investuara në fondet pensioniste dhe patundshmëri.
Gjashtëdhjetë e katër për qind e të anketuarve janë jashtëzakonisht të brengosur për shkak të ndikimit të mundshëm të ndryshimeve tatimore mbi investimet e tyre.