Milionat sekrete të Erdoganit në Kosovë!
Siç shkruan gazeta Zëri, paratë vijnë në mënyrë joligjore, nuk hyjnë përmes transaksioneve bankare.
Në shumicën e investimeve nuk ka transparencë duke rritur dyshimet edhe për shpëlarje të mëdha të parave të Erdoganit në Kosovë.
Dhjetëra xhami të reja, nëpër Kosovë, si dhe restaurimi i gati të gjitha xhamive e objekteve tjera fetare të ndërtuara në kohën e pushtimit të Perandorisë Osmane, të gjitha sot po rikthehen nga donatori kryesor, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Ajo është themeluar nga qeveria turke, e cila në Kosovë udhëhiqet nga Ambasada turke.
/zëri/