Milionat e arabëve vijnë në Kosovë
Prishtinë, 23 gusht - Brenda gjashtë muajve në Kosovë kanë hyrë thuajse 30 milionë euro nga katër vende arabe. Deri më tani zyrtarisht bëhen të ditura vetëm vendet arabe nga të cilat vijnë eurot, por jo se kush i sjell dhe se çfarë destinacioni kanë.
Duke filluar nga muaji janar për të vazhduar deri në qershor të vitit 2012 nga shtetet arabe në vendin tonë kanë hyrë plot 30 milionë e 13 mijë euro, shkruan Zëri.
Nga këto shuma prej 25 milionë euro kanë ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe, 2.7 milionë euro kanë ardhur nga Kuvajti, 900 mijë euro nga Katari dhe 600 mijë euro nga Arabia Saudite.
Këto të dhëna janë siguruar nga transferet bankare të regjistruara në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK). Duke iu referuar të dhënave zyrtare që ka siguruar gazeta, shihet se gjatë pjesës së parë të vitit që lamë pas transferet e parave nga shtete arabe, janë rritur në krahasim me vitin 2011.
Gjersa gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2012 nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vendin tonë kanë hyrë 25 milionë euro, në vitin 2011 për 12 muaj kanë hyrë vetëm 14 milionë euro, e vërehet një rritje enorme e transfereve.
Transferin e mjeteve nga katër shtete Arabe, e konfirmojnë edhe vetë zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2012, kanë hyrë në Kosovë 30 milion euro, nga shtetet arabe. Shumica e tyre vijnë nga Emiratet e Bashkuara, në vlerë prej rreth 25 milion euro.\"
\"Pastaj rreth 1 milion kanë hyrë nga Katari, afër 3 milion nga Kuvajti, dhe mbi gjysmë milioni nga Arabia Sauditethuhet në përgjigjen e bankës dërguar gazetës.