Miliona tonë ushqime përfundojnë në plehra
Dyseldorf, 16 maj - Në shtetet e industrializuara, vlerësohet se çdo vit hidhen në plehra më shumë se 220 milionë tonë ushqime.
Vetëm në Gjermani, sipas të dhënave të ministrisë për Mbrojtjen e Konsumatorëve, çdo vit përfundojnë në plehra më shumë se 20 milionë tonë ushqime.
Ministria gjermane i publikoi shifrat në prag të kongresit dyditor "Save Food" në Dyseldorf.
Kjo konferencë është një projekt i përbashkët i organizatës ndërkombëtare të ushqimit FAO dhe Panairit të Dyseldorfit dhe zhvillohet paralelisht me panairin e paketimeve "Interpack".
Industria sheh mundësi që me anë të paketimeve përkatëse t'i bëjë ushqimet më rezistente. Një potencial i madh shihet para së gjithash në vendet në zhvillim.