Miliona euro u shpenzuan gjatë fushatës elektorale
Prishtinë, 9 janar - Partitë politike gjatë fushatës elektorale në zgjedhjet lokale të 2013-s në Kosovë dihet se kanë shpenzuar miliona euro.
Ndërsa partitë më të mëdha politike, të cilat kanë shkuar në balotazh në raundin e dytë të zgjedhjeve, janë kampione të shpenzimeve në garën elektorale.
Ndonëse, ka mbetur vetëm edhe një javë kohë që ti dorëzojnë raportet e shpenzimeve të krijuara gjatë fushatës elektorale, subjektet politike hezitojnë ti tregojnë shumat që kanë shpenzuar me arsyetimin se janë në përgatitje e sipër të këtyre raporteve.
Ata thonë se brenda afatit të papashikuar, respektivisht deri më 15 janar 2014, që është edhe dita e fundit e dorëzimit të raportit financiar do ti bëjnë publike të gjitha harxhimet e tyre gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2013-s, njofton \"Zëri\"
Zyrtarë të partisë të kryeministrit Hashim Thaçi e as të partisë në koalicion me të AKR, asnjëra prej tyre nuk tregon shpenzimet elektorale para 15 janarit.
/Zëri/