Miliona euro për aranzhim të takimeve
Prishtinë, 21 mars - Angazhimi i dy kompanive të njohura amerikane për lobim nga ana e Qeverisë së Kosovës shihet si domosdoshmëri dhe nevojë në këtë kohë për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës.
Rezultatet më të mëdha të dy kompanive lobuese Patton Boggs LLP dhe Podesta Group që paguhen nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Zhvillimit Ekonomik mbi 1 milion euro në vit, vërehen në aranzhimin e takimeve për krerët e institucioneve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një burim gazetës Tribunës brenda Qeverisë së Kosovës ka treguar me kusht anonimiteti se kompanitë Patton Boggs LLP dhe Podesta Group i kanë ndihmuar kryeministrit Hashim Thaçi dhe presidentes Atifete Jahjaga për tu takuar me zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë deri te sekretarja e Shtetit.