Miliona euro janë transferuar nga Qipro në Londër dhe Moskë

Nikozia, 1 prill - Qindra miliona euro janë transferuar nga Qipro, nëpërmjet zyrave përfaqësuese të bankave qipriote, në Londër dhe në Moskë, njofton Agjencia ITAR-TASS duke iu referuar kanalit televiziv grek Mega.
Sipas njoftimeve të Mega, në Qipro po tingëllojnë kritika të ashpra në adresë të Guvernatorit të Bankës Qendrore të Qipros Panikos Dimitriadis, i cili gjatë kohës së krizës ka lejuar vazhdimin e punës së degëve (filialeve) të Banka e Qipros dhe Banka Popullore e Qipros (Laiki) në Londër, duke bërë të mundur me këtë tërheqjen e shumave të mëdha nga llogaritë e bankave qipriote në kryeqytetin britanik dhe nëpërmjet një banke ruse në Moskë\".
\"Në një kohë kur vazhdonin negociatat intensive mes qeverisë qipriote dhe evropianëve dhe u vendosën kufizime për tërheqjen e parave prej llogarive bankare në Qipro, nga depozitimet janë marrë qindra miliona euro nëpërmjet zyrave të bankave qipriote jashtë vendit\", - njoftoi kanali televiziv Mega.
Sipas njoftimeve të kanalit televiziv, Guvernatori i Bankës Qendrore të Qipros Panikos Dimitriadis ndodhet tani në shënjestër të udhëheqjes politike të shtetit ishullor, për shkak të veprimeve të tij gjatë kohës së krizës, dhe po tingëllojnë me zë të lartë kërkesat për dorëheqjen e tij\".
\"Mega\" raporton, se në duart e Kryetarit të parlamentit të Qipros Janakis Omirou ka rënë tani lista e transaksioneve të fundit të bankave qipriote, të cilat janë bërë në kohën kur Eurogroupi po merrte vendimin për \"qethjen\" e depozitave.
Nga ana tjetër, u dukën njoftime për \"një vjedhje të madhe parash\" nga Banka Popullore e Qipros dhe skandalin me rrjedhjen e miliarda eurove nga Qipro në Greqi\".
Në mbledhjen e jashtëzakonshme u thirrën urgjentisht Kryetari i parlamentit Janakis Omirou dhe Prokurori i përgjithshëm Petros Klerides, i cili ka urdhëruar anëtarët e Këshillit drejtues të Bankës Popullore të Qipros për tia paraqitur gjithë këtë informacion Parlamentit.
\"Më pas Omirou me parlamentarët dhe Prokurorin e Përgjithshëm së bashku vendosën ti përfshijnë të dhënat e vëna në dispozicion atyre në kategorinë e informacionit të klasifikuar - \"Top Secret!\" dhe ti ruajnë ato në ndërtesën e parlamentit, në të cilën veprojnë masa të larta sigurie\".
Në qoftë se rezulton se në bankat e Qipros tani ka më pak të holla se më parë, atëherë përqindja e planifikuar e taksës së jashtëzakonshme për depozitat e mbetura do të rritet.
Ministri i Financave i Qipros, Michalis Sarris, i cili pat artikuluar më parë mundësinë e fshirjes së 30-40% të depozitave të mëdha në Bankën e Qipros, deklaroi sot në një intervistë të drejtpërdrejtë të kanalit televiziv qipriot RIK se nuk përjashton që qethja e depozitave mbi 100.000 në Bankën e Qipros të përbëjë 50%, kurse në Bankën Popullore të Qipros - 80%.