Miliarëderi rus bleu 1.5 për qind të bankës shtetërore
Moskë, 19 shkurt - Miliarderi rus Silejman Kerimov bleu aksione të bankës shtetërore VTB në vlerë prej 500 milionë dollarëve apo 370 milionë euro me çka u bë aksioneri më i madh privat i saj, bëri të ditur revista afariste Vedomosti.
Të dyja fondet të cilat janë në pronësi të Sulejman Kerimov, kanë blerë pak më shumë se 1.5 për qind të bankës VTB, pasi Qeveria ruse të hënën shiti 10 për qind të aksioneve të saj.