Miliarderet jetojnë në ishuj privatë
Davos, 26 janar - Duke qenë se këtë javë elita e biznesit dhe ajo politike takohen në Davos këtë javë, mediet botërore i kanë kushtuar shumë rëndësi rritjes së pabarazisë ekonomike.
Lajmi ka qarkulluar kryesisht me frazën 1% i më të pasurve, e shoqëruar me konjuturën se miliarderet jetojnë në ishuj privatë. Por ku jeton kjo 1%?
Miliarderët si Bill Gates, Warren Buffett dhe Mark Zuckerberg janë pjesë e këtij grupi. Por kush është tjetër? Sipas Credit Suisse, pjesë e 1% janë edhe 47 milionë njerëz, që secili prej tyre ka një pasuri prej 798 mijë dollar apo më shumë.
Në SHBA ka 18 milionë njerëz që janë pjesë e 1%
Në Francë janë 3.5 milionë
Në Britaninë e Madhe 2.9 milionë
Në Gjermani 2.8 milionë
Gjermania është superfuqia ekonomike e Evropës, por arsye që ka më pak njerëz të pasur sipas matjes së Credit Suisse është sepse ka nivelin më të ulët të pronësisë së shtëpive.
Në Azi janë dy vende që kanë mbi një milionë njerëz që bëjnë pjesë tek 1% e njerëzve më të pasur në Evropë.
Në Japoni janë 4 milionë
Në Kinë 1.6 milionë
Vendi që ka pjesë më të madhe të 1% në proporcion me numrin e popullsisë është Zvicra. Në këtë vend janë 800 mijë njerëz që janë pjesë e 1% nga 8 milionë popullsi.