16 Nëntor 2024

MIK Agency pjesë e marketingut dixhital në Zvicër

Cyrih, 25 gusht - Kompania Zvicerano - Kosovare MIK Agency që ofron shërbime outsourcing nga Kosova për klientë Zvicëran, tani është bërë zyrtarisht pjesë e panairit më të madh të marketingut dixhital në Zvicër, SuisseEMEX i cili do të mbajë edicionin e tij të Nëntë në Cyrih me 25-26 Gusht të këtij viti.

SuisseEMEX është panairi më i madh i Marketingut & Komunikimit, Organizimeve, Promocionit dhe Bizneseve Dixhitale në Zvicër që mledhë të gjitha bizneset në një vend. Rezultatet e këtij panairi janë një platformë unike e takimeve në mes të bizneseve dhe klientëve për të krijuar kontakte të reja dhe shkëmbimin e njohurive. Rreth 500 biznese dhe ekspertë nga Zvicra dhe jashtë saj takohen me më shumë se 15.000 vizitorë.

Ky panair organizohet nën moton: “One Step Ahead” – “Një hap përpara”, që paraqet përgjigjet e të sotmes për komunikimin e të nesërmes.

MIK Agency është bërë zyrtarisht partner i këtij panairi ku edhe do të ketë mundësinë e paraqitjes së produkteve të saj si kompani për Web-Design, SEO, Online Marketing, Lead Generation etj.

Natyrisht kjo është një arritje shumë e madhe fillimisht për kompaninë dhe stafin e saj dhe pastaj edhe për Kosovën pasiqë jep mundësinë që klientë të ndryshëm të njihen me produktet që ofron kjo kompani e cila punën kryesore e kryen në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë.

Kjo padyshim është një ditë e zgjërimit në tregun Zviceran, e sfidës dhe gjithashtu e suksesit që kjo kompani ka arritur falë punës së palodhshme të të gjithë stafit.

MIK Agency përmes rrjeteve sociale gjithashtu u ka bërë ftesë të gjithë klientëve dhe atyre që janë të interesuar të vizitojnë panairin në Cyrih dhe të njihen me produktet dhe shërbimet që ofron kjo kompani. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)