Mijëra spanjollë protestojnë kundër kursimeve ekonomike
Madrid, 27 prill - Mijëra qytetarë të Spanjës janë mbledhur në një tubim protestues të shtunën në mbrëmje dhe kanë protestuar kundër politikave të kursimeve ekonomike të qeverisë spanjolle, ndërsa kanë mbështetur sektorin e shëndetësisë, arsimit, shërbimeve publike dhe të hulumtimeve.
Protestuesit kanë marshuar në të rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit spanjoll Madrid dhe në fund kanë lexuar një deklaratë të përbashkët.