Mijëra grekë paratë në Zvicër
Lista e diskutueshme e më shumë se 2000 emrave të qytetarëve grekë dyshohen se kanë llogari bankare në HSBC Bank në Zvicër.
Të premten në mbrëmje ministri grek i Financave,Yannis Sturnaras, kishte njoftuar se Franca i kishte siguruar këtë listë Greqisë.
Lista e diskutueshme ishte muajt e fundit temë debati e nxehtë në Greqi. Fillimisht, drejtësia franceze kishte konfiskuar listën në janar 2009 në shtëpinë franceze të një ish-punonjës të HSBC, dega në Zvicër.
Autoritetet greke në fillim ishin të mendimit se informacioni në listë ishte proceduar në mënyrë të paligjshme dhe për këtë arsye nuk mund ta përdorin në luftën kundër evazionit fiskal. Pavarësisht faktit se evazioni fiskal ka futur në borxhe dhe recesion Greqinë.