Michael Ellis, Ministër i Mbretërisë së Bashkuar viziton ATK-në
Prishtinë, 8 prill - Ministri i Zyrës së Kabinetit të Qeverisë së Mbreterisë së Bashkuar Michael Ellis, si dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott, kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, konkretisht Drejtorinë e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, me ç ‘rast është pritur nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kjo vizitë u realizua më qëllim që të shihet nga afër mbështetja që i është dhënë ATK-së nga Mbretëria e Bashkuar, në fuqizimin e mekanizmave për investigimin e rasteve, të cilat qëllimisht i shmangin obligimet tatimore.
Po ashtu, Ellis u njoftua edhe me avancimin që është bërë në këtë departament, nga ekspertizat e ofruar përmes pajisjeve souftverike, të cilat në masë të madhe kanë ndihmuar që hetimet tatimore t’i intensifikojnë aktivitetet e tyre.
Drejtori Murtezaj, shprehi falënderim të pa-rezervë ndaj gjithë kontributit të dhënë në zhvillimin dhe avancimin e DHTI-së.
Ai gjithashtu, shtoj se mbështetja e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar është deri më tani e vetmja për këtë qëllim, duke shpresuar se një mbështetje e tillë të vazhdoj edhe në të ardhmen.
E nga ana tjetër, Ministri i Zyrës së Kabinetit të Britanisë së Madhe Michael Ellis, u shpreh i kënaqur më punën që është bërë dhe progresin që është arritur falë mbështetjes nga vendi i tij.
Veç tjerash, Ellis potencoj se do të vazhdojë mbështetja në ngritjen e kapaciteteve profesionale të institucionit të ATK-së.