MFT nënshkruan marrëveshje për prokurimin e kundërmasave mjekësore me KE
Prishtinë, 29 prill - Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka nënshkruar Marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore për COVID-19 me Komisionin Evropian, që e bënë Kosovën shtet pjesëmarrës me aktivitetet e prokurimit publik të udhëhequra nga Komisioni Evropian.
Nga kjo marrëveshje Kosova përfiton në procedurat e prokurimit, meqë sigurimi i produkteve si kundërmasa ndaj COVID-19 mund të sigurohet edhe jashtë tregut të Republikës së Kosovës.